Sistemet e aluminit qe ne perdorim ne vetratat tona, si per fasaden e vazhduar ashtu dhe per dyert, dritaret, ndarjet e ndryshme te ambjenteve te brendshme etj, kane nje aplikim mjaft te mire arkitektonik dhe plotesojne cdo nevoje te klientit tone.
Aktualisht theksi, gjithmone e me shume, po vihet tek profilet termo-izoluese te cilat ruajne nxehtesine ne dimer dhe ajrin e ftohte ne vere duke kursyer ne kete menyre energji elektrike dhe duke garantuar izolim perfekt nga ambjenti I jashtem.
Karakteristika te pergjithshme:
- Aplikohet ne cfaredolloj ambjenti.
- Izolim mjaft i mire nga ambjenti i jashtem
- Zgjidhje e pershtatshme per cdo nevoje
- Game e gjere aksesoresh
- Mban pesha shume te renda xhami (mund te aplikohet xham dopio dhe tresh).
Disa prej profileve te cilat ne sugjerojme ne punimet tona:
Sisteme me hapje
S60 eshte nje sistem i kompletuar ne te gjitha aspektet per te gjitha llojet e figurave me hapje dhe eficenca e tij energjitike eshte maksimale
S80 Supreme Alutherm eshte krijuar per te arritur nje dizajn te paster, minimal, me shkelqim karakteristik me siperfaqe alumini e cila duket fare pak dhe me performance te shkelqyer
M11500 Alutherm Super Plus eshte sistemi me i avancuar nga ana teknologjike per strukturat e izolimit te energjise. Ky profil arrin specifikimet me te larta Europiane persa I perket energjise dhe izolimit te zhurmave apo eres si dhe percjellshmerise se ujit.
M11000 Alutherm Plus eshte nje sistem i testuar dhe mjaft I besueshem i dizenjuar per t’u perdorur ne nje game te gjere aplikacionesh. Ai eshte certifikuar per te plotesuar te gjitha kerkesat me moderne persa i perket izolimit termik dhe sigurise
Sisteme me rreshkitje
S700 eshte me i perparuari i sistemeve me rreshkitje dhe ngritje. I pershtatshem per hapje shume te medha me karakteristika te cilat nuk krahasohen me asnje lloj profili tjeter.
M300 eshte nje sistem i kompletuar termik per hapje te medha per sistemet me ngritje dhe rreshkitje me peshe deri ne 400 kg dhe qe te jep mundesine per te realizuar hapje ne kende 90° me minimumin e kornizes se aluminit.
S350 eshte nje qasje e re drejt sistemeve me rreshkitje ne perputhje te plote me trendet me te fundit arkitektonike per linja te drejta e te zbutura me sa me pak korniza alumini te jete e mundur.
S400 Premier Alutherm sistem termik per rreshkitje sa me te embel dhe hapje me ngritje per dyer dhe dritare e cila te jep mundesine te perdoresh nje larmi aksesoresh shume cilesore
M9050 Light eshte nje sistem me rreshkitje i cili si karakteristike te vecante ka peshen e lehte te profilit dhe paraqitjen me cepa te lemuar.